|
Këtu do të gjeni pamje nga programi Preventivat. Pamjet mund ti shkarkoni të gjitha ose mund ti shikoni duke naviguar ne menu-në e faqes tonë të internetit. Login - Kjo është dritarja e parë e programit. Ju duhet të keni akses në program, dhe të fusni përdoruesin dhe fjalëkalimin tuaj. Nqs nuk keni fjalëkalim, programi do te mbyllet automatikisht. Dritare Kryesore - Kjo është dritarja kryesore e programit. Programi merr pamje të ndryshme sipas preferencës së përdoruesit, i cili mund të zgjedhë nga një listë prej 45 temash që ndryshojnë aparencën e programin Blloko Ekranin - Ju mund të bllokoni ekranin e programit, duke bllokuar aksesin nga persona të padëshiruar kur ju nuk ndodheni përpara kompjuterit. Vetëm ju mund ta zhbllokoni programin. Backup - Në cdo kohë sygjerohet që të behet nje backup i plotë i sistemit. Ju mund të kryeni backup në menunë kryesore të programit. Restore - Nëse keni një problem me programin për cfarëdo arsye, Restore do të rikthejë të dhënat sic ishin në momentin kur ju bëtë backup të programit. Mjafton të shtypni butonin Restore, dhe të dhënat do të rikthehen. Mbyll Programin - Ju mund të dilni në cdo kohë nga programi duke shtypur butonin Mbyll Programin.
Analizat - Kjo është Lista e Analizave. Këtu mund të kërkoni dhe të shfaqni informacionin përkatës së analizës së selektuar, ose mund të filloni modifikimin ose krijimin e një analize të re. Krijo/Modifiko Analizë - Dritarja e krijimit ose modifikimit të analizës. Shpjegime të mëtejshme rreth përdorimit të kësaj dritareje do ti gjeni në librat dhe tutorialet e përdorimit. Kategoritë e Analizave - Kjo është dritarja e kategorive të analizave. Cdo kategori në programin Preventivat është në strukturë pemë. Ju mund të krijoni nënkategori pas nënkategorie dhe ti organizoni analizat sipas nevojës tuaj.
Elementet - Kjo është lista e elementëve. Cdo modifikimim, krijim, printim i elementëve fillon në këtë dritare. Shto Element - këtu mund të rregjistroni një element të ri. Modifiko Elementin - në këtë dritare ju mund të shtoni apo modifikoni listën e cmimeve të elementëve. Kategoritë e Elementëve - Elementët mund të kategorizohen sipas dëshirës në mënyrë të pakufizuar.
Preventivat - kjo është lista e preventivave. Këtu mund të krijoni, modifikoni, printoni, arkivoni, importoni dhe eksportoni preventivat tuaj. Krijo Preventiv - dritarja fillestare e krijimit të preventivave. Modifiko Preventivin - dritarja qe mbush preventivin dhe cakton cmimet e taksat. Kategoritë e Preventivave - dritarja ku mundësohet kategorizimi i preventivave
Pamje të tjera do të jenë së shpejti në dispozicionin tuaj për tu njohur më mirë me këtë program, i vetmi në Shqipëri për llogaritjen e preventivave, mbajtjen e situacioneve dhe krijimin e ofertave. Na vizitoni sërisht ! Faleminderit për mirëkuptimin !
|