Ndertimi 1.5
Manuali i shpejte i instalimit dhe perdorimit te Ndertimi 1.5 mund te shkarkohet duke klikuar ketu.
Na Kontaktoni
Për cdo problem ose për pyetje rreth programit, na kontaktoni si më poshtë:
Tel 1: +355 68 20 11 178 Tel 2: +355 69 20 50 385 Tel 3: +355 68 20 84 429 Email:
This e-mail address is being protected from spam bots, you need JavaScript enabled to view it
|
|
|
|
|
Nëse jeni duke kërkuar një program për krijimin e ofertave, llogaritjen e preventivave, dhe mbajtjen e situacioneve, Preventivat është zgjidhja juaj. Ky program mbulon të gjitha nevojat e kompanive të ndërtimit, për punime ndërtimore, hidraulike, elektrike, mekanike, etj. Ky program bazohet në legjislacionin shqiptar për përllogaritjen e kostos së punimeve të ndërtim montimit, dhe shumë i thjeshtë e praktik për tu përdorur. Programi shftytëzon eksperiencën e madhe të ndërtuesve shqiptarë dhe vjen si rezultat i kërkesave kohore të specialistëve për një llogaritje të saktë dhe të shpejtë të punimeve. Programi preventivat ka këto funksione kryesore: - Analizat e cmimeve bazohen ne 4 ose më shumë elementë përbërës, shpenzimet plotësuese dhe fitimin e planifikuar për secilën analizë. Analizat janë të kategorizuara. Ju mund të krijoni analiza të reja, të instaloni paketën e analizave të miratuara më parë nga Ministria e Ndërtimit, ose të instaloni cdo paketë që do të lëshojë sektori përkatës në këtë ministri. Këto paketa analizash do ti gjeni në faqen tonë të internetit.
- Elementët përfshijnë të gjithë përbërësit e analizave. Elementët përfshijnë llojet e ndryshme të punëtorisë, materialeve, makinerive dhe transportit, por nuk janë të kufizuara vetëm në këto kategori. Në këtë program mund të krijohen kategori të tjera si nënkategori të njëra tjetrës. Cdo element ka një listë cmimesh ku përcaktohet dhe largësia nga ku merret elementi. Cdo element shoqërohet me një transport të caktuar, sepse elementë të ndryshëm mund të transportohen në lloje të ndryshëm transporti.
- Preventivat mund të krijohen duke shtuar analizat përkatëse dhe sasitë e tyre. Preventivat mund të kategorizohen dhe mund të eksportohen dhe importohen nga kompjutera të tjerë. Me ndryshimin e cmimeve të elementëve ndryshon automatikisht dhe vlera e preventivit.
- Situacionet mbahen për preventivat të cilët janë aprovuar. Situacioni paraqet sasine reale të përdorur të materialeve të zbërthyer nga analizat e cmimeve. Cdo situacion bazohet në një situacion tjetër të zgjedhur nga përdoruesi. Situacionet mund te importohen dhe eksportohen nga kompjutera të tjerë.
- Oferatat janë një lloj preventivi vetëm me materiale dhe pa analiza cmimesh. Ato janë të nevojshme për preventiva të thjeshtë. Cdo kompani mund të prodhojë oferta të cilat nuk janë domosdoshmërisht preventiva. Programi është fleksibël dhe lejon që të prodhohen oferta dhe preventiva sipas kërkesës. Ofertat janë të kategorizuara, për të mbajtur një databazë dhe të kategorizuar të ofertave.
- Taksat mund ti shtohen preventivave dhe ofertave. Taksat janë të kategorizuara, dhe mund të jenë taksë mbi preventivin/ofertën, taksë mbi preventivin/ofertën plus taksat që janë aplikuar më pare ose taksë fikse.
- Kontaktet është një databazë e kontakteve që përdoret gjerë nëpër program dhe është shumë e rëndësishme. Cdo investitor, sipërmarrës, individ, pronar kompanie, është një kontakt. Kontaktët janë të kategorizuar. Kompania mund të ruajë të gjithë kontaktet e saj në këtë program.
- Adresat është databaza e adresave. Cdo kontakt, preventiv, objekt, etj. ka një adresë. Duke pasur një databazë adresash ne mund të klasifikojmë dhe kërkojmë më lehtë në sistem dhe të jemi me preciz ne përcaktimin e vendndodhjeve.
- Njësitë është databaza e njësive të përdorura ne program. Njësitë mund të jenë njësi të analizave, njësi të materialeve, etj. Njësitë janë të kategorizuara, kështu qe mund të krijohen kategori e nënkategori dhe njësi brenda tyre.
- Nënkontraktorët janë sipërmarrës punimesh që mund të kryejnë një pjesë të punimeve. Cdo nënkontraktor mund të paraqesë situacionin e kryer prej tij në formatin e këtij programi. Kjo gjithashtu shërben si një databazë të nënkontraktorëve me të cilët punon një kompani.
- Opsione të tjera të programit përfshijnë:
- një sistem temash, ku mund të personalizohet pamja e programi
- sistem përdoruesish dhe grupesh
- të drejtat e aksesit të grupeve. ju mund të caktoni të drejta specifike për grupe të caktuar, duke ndaluar të drejtën për të aksesuar një funksion të caktuar
- backup dhe restore për të gjithë të dhënat e programit
- navigator interneti për të naviguar në internet pa dalë nga programi
- lajme dhe azhornimet e fundit mund ti lexoni në program
- opsione të tjera në dritare të ndryshme
- Ndihmë ofrohet për përdoruesit e programit në këto mënyra:
- suport dhe asistencë mbi përdorimin e programit falas në faqen internetit të programit: http://www.preventivat.com
- suport dhe asistencë me telefon
- suport dhe asistencë me shërbim pranë kompanisë tuaj
- suport dhe asistencë duke sjellë kompjuterin në zyrat tona
- Suporti dhe asistenca janë pagesë sipas kërkesës ose me kontratë 6 mujore dhe 1 vjecare.
|
|
Ndertimi 1.5
Ndertimi 1.5 realizon përpilimin e preventivave, situacioneve, analizave të cmimeve dhe elemneteve përbërës të tyre në një kohë shumë të shkurtër dhe me saktësi të padiskutueshme. Klikoni këtu për cmimin.
Rapidsoft
RapidSoft provides custom software development services ranging from full-cycle application development to outsourcing support and enhancement. Lowest prices on the market for web design. Click here to request a quote now !!!
Kerkues.Com
Kerkues.Com eshte databaza me e fuqishme shqiptare ne internet. Me informacion per rreth 50, 000 kompani shqiptare dhe numeratorin e fundit telefonik 2008 (rreth 250 mije numra telefoni) ajo konfirmohet si nje kerkues i fuqishem shqiptar. Klikoni ketu per te vizituar faqen !
|